Detektivja private: Tradhtinë bashkëshortore e zbulojmë për 10 ditë…

Shpërndaje

Shkënda Lili, detektive private e liçensuar prej 4 vitesh, ka treguar në emisionin “Opinion” disa detaje lidhur me profesionin e saj. Ajo shpjegoi ndër të tjera, si një nga pjesët më delikate të punës momentin kur i duhet të kryejë profesionin e saj, në raste të dyshimeve për tradhti bashkëshortore. Ndër të tjera ajo tha, se për të kuptuar dhe faktuar nëse njëri nga partnerët kryen tradhti në çift, në punën e saj mjaftojnë zakonisht 10 ditë.

“Kur unë prezantohem që profesioni im është detektive, të gjithë mendojnë: Do ndash çiftet! Po si mund të ndaj unë çifte, unë thjesht faktor prova. Pastaj pjesa tjetër i përket gjykatave nëse ndahen”, u shpreh Lila .

Fevziu: Cila ka qenë puna e parë?

Lili: Ka qenë tradhti bashkëshortore. Në vitet e para kërkesa më e madhe ka qenë kjo.

Fevziu: Si e merrnin vesh që ekzsistoje?

Lili: Në rrjetet sociale është shumë kollaj.

Fevziu: Më trego rastin e parë.

Lili: Ishte grua dhe donte ndihmë, sepse kishte shumë dyshime tek partneri. Kishin shumë vite martesë dhe donte ta investigonte, të shikonte gjithë pëditshmërinë e partnerit.

Fevziu: Ti e ndiqje mbrapa?
Lili: Fjala detektiv do të thotë investigim.

Fevziu: Sa kohë e ndoqe?

Lili: Është në varësi edhe të klientit, të kërkesës edhe sa i vështirë është personi për ta kapur atë çka do klienti që vjen tek unë.

Fevziu: I qëndrojmë Rastit të parë sa e ndoqe?

Lili: 10 ditë është e mjaftueshme. Nëse partneri ka një lidhje tjetër jashtë martese në 10 ditë do të takohet. Nëse në 10 ditë nuk zbulojmë gjë me lejen e klientit e zgjasim.

Fevziu: Dhe ti e faktove.

Lili: Provat tona janë faktike, fotografi, video, vendodhje ekzakte ku është personi.

Ne fotografojmë gjithë ditën e personit. Çdo person që takohet, ku shkon.  Provat sigurohen në ambiente publike./Opinion.al

Shpërndaje