Vrasja e 30-vjeçarit Can Karriqit tregon edhe njëherë tjetër dështimin e autoriteve ligj-zbatuese.
Viktima kishte precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Kujtojmë se Karriqi në fund të muajit shkurt 2021 u arrestua për armëmbajtje pa leje, por është liruar në rrethana të paqarta nga gjykata.
Fax News ka mësuar se viktima ishte nën masën e arrestit shtëpiak. Por pavarësisht këtij fakti, edhe pse atij i ishte zbutur masa e sigurisë nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie” dhe akuzohej për armëmbajtje pa leje, sërish Karriqi ka vijuar të mbajë me vete pistoletë për shkak se i druhej një sulmi me armë.
Pra, ekzekutimi i tij tregon dështim të institucioneve, pasi edhe pse viktima ishte nën akuzë për armëmabajtjen pa leje, ai vijonte të mbante armë pa leje. Por, gjithashtu një tjetër skandal është edhe fakti që i riu u ekzekutua, edhe pse ndaj tij rëndonte masa e sigurisë arrest shtëpie”, ku 30-vjrccararit nuk i lejojej te dilte nga banesa e tij. Kujtojmë se Karriqi u arrestua në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s, ku ju gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit.