Detaje të reja nga plagosja e Mariglen Hakës anëtari i bandës së Niklës…

Është plagosur me armë zjarri në Fushë Krujë anëtari i bandës së Niklës, Mariglen Haka.

Në  hyrje te Niklës, është plagosur me armë zjarri ne fytyrë, (nofull)  në rrethana ende te paqarta,  anëtari i bandës së Niklës, Mariglen Haka,  i cili ndodhet ne spitalin e Trumes jashte rrezikut per jeten.

Marklen ka qene duke levizur me makine dhe dyshohet se eshte qelluar  me pistolete ne nofull nga nje person ende i paidentifikuar i cili levizte ne kembe.

KUSH ËSHTË MARIGLEN HAKA

I njohur ndryshe dhe si Mariglen Haka i lindur me 04.04.1991 është një personazh i njohur për policinë. Si një prej të “fortëve” të Fushë – Krujës 28 vjeçari u arrestua në Shtator vitin 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Ata u vunë në pranga për posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike. Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, pikërisht personi që sonte transportoi në Spitalin e Traumës hallën dhe nipin që ranë pre e atentatit të armatosur.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.