Detaje nga plagosja me thikë në Shkodër/ Daja e qëlloi nipin në gjendje të dehur pas konfliktit për motive të dobëta…

Shpërndaje

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku daja Zyhdi Shpejtimi qëlloi me thikë nipin e tij Bledar Trashani.

Sipas burimeve, 44-vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës në sallën e reanimacionit. Edhe pse për momentin gjendja e tij është e stabilizuar ende, 44-vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Trashani ka marrë një plagë të rëndë në bark duke i dëmtuar disa organe dhe duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë. Ndërkohë mësohet se 78-vjeçari Zyhdi Shpejtimi, autori i dyshuar i plagosjes, mësohet se në momentin kur ka qëlluar me thikë nipin e tij ka qenë në gjendje të dehur.

Menjëherë i moshuari u arrestua nga policia vendore e Shkodrës. Pasi u vu në pranga në dëshminë e tij, Shpejtimi ka deklaruar se e ka qëlluar nipin për shak të konflikteve të vazhdueshme familjare për motive të dobëta. Zyhdi Shpejtimi, pas kësaj ngjarje mësohet se është i dyshuar për veprën penale “vrasja e mbetur në tentativë”. Menjëherë pas kësaj ngjarje të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, pas drejtorisë Rajonale të Tatimeve, mbërritën forcat e policisë duke bërë arrestimin e 78-vjeçarit.

Ndërkohë menjëherë i plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. 44-vjeçari kishte humbur shumë gjak, por transportimi me shpejtësi në spital dhe operacioni në kohën e duhur bënë që për momentin të ketë një gjendje të stabilizuar edhe pse rrezikun për jetën nuk e ka kaluar ende. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje mes të afërmve.

Shpërndaje