Dëshmia e të penduarit: Për ndjekjen e “Ilit të Elbasanit”, merrja 20 deri në 200 mijë lekë në ditë nga Xhuljo

Shpërndaje

“Ora News” zbardh dëshminë e Euglen Halilit, bashkëpuntorit të prokurorisë së posaçme SPAK, i cili tregon rreth rolit të tij në vrasjen e Emiljano Ramazanit “Ili i Elbasanit” dhe mikut të këtij të fundit, Regis Runaj.

Halili, ka treguar se pjesëmarrja në këto dy vrasje, është shtyrë nga shoku i tij, Xhulian Hoxha, i cili thuajse çdo ditë i jepte shuma financiare që varionin nga 20 mijë lekë të vjetra deri në 200 mijë lekë të vjetra.

Sipas dosjes hetimore, thuhet se Halili është zbuluar nga një gjurmë gishte e fiksuar në motorin që përdori për vrasjen me 27 goditje thike të Regis Runaj.

Kjo provë u mbështet dhe nga një provë tjetër e pa kundërshtueshme, që ishin njollat e gjakut të Rigis Runaj në motorin e Halilit, i cili u gjend në oborrin e banesës së tij.

I ndodhur në këtë situatë dhe në një pozitë që nuk ishte paguar për “punët e kryera”, Euglen Halili, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë. Sipas bashkëpunëtorit të Drejtësisë, ekzekutimi i parë, që lidhet me “Ilin e Elbasanit”, ishte një vrasje e paramenduar kohë më parë, siç ishte paramenduar dhe vrasja e Regis Runaj.

Sipas tij për të dyja këto vrasje, kishte vetëm një person të interesuar, që i penduari nuk e njihte për fytyrë. Por që ishte pikërisht ky i panjohur që kishte financuar të dyja vrasjet. Sipas dëshmisë së Halilit, nga shoku i tij Xhuliano, i ishte thënë se ky personazh që i interesonin vrasjet ishte person shumë i fuqishëm dhe që do paguante mirë.

Por i penduari në dëshminë e tij, megjithëse pranon se ka marrë pjesë në survejimin e Ramazanit, ai nuk ishte në gjendje të tregonte emrin se kush ka qenë personi, që ka qëlluar mbi Emiljano Ramazanin.

Survejimi i përpiktë i “Ilit të Elbasanit”

Në dëshminë e tij ai tregon se: ”…unë vetë së bashku me Xhulian Hoxhën jemi përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, ndodhur një javë para vrasjes së, Regis Runaj. Prej rreth dy muaj para ngjarjeve, Xhulian Hoxha, të cilin e pata njohur për shkak të marrëdhënies së punës që pat pasur babai me të atin e Xhulianos, më ka ofruar të “bënim një punë” që do ishte shumë fitimprurëse.

Xhuliano më pati thënë se duhet të ndiqnin lëvizjet e një personi në Elbasan, pasi dikush tjetër që fshihej pas Xhulianos, ishte i interesuar ta vriste. Ndaj për informacionet që do i jepja, Xhulianos dhe më pas ky i fundit, personit që qëndronte i fshehur, do paguheshim shumë mirë.

Unë jam joshur nga oferta e Xhulianos dhe pranova të bëja këtë punë, duke ndjekur, lëvizjet në qytet të Emiljano Ramazanit. Pas çdo ndjekje që bëja i raportoja, Xhulian Hoxhës, në takimet që bënim në shtëpinë e këtij të fundit, por dhe në bare dhe vende të tjera.

Unë hyja dhe dilja, gati përditë në shtëpinë e Xhulianit, që jeton me bashkëshorten, Artencën dhe kishin një fëmijë të vogël. Siç më thoshte Xhuliani, personi që ishte i interesuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit, banonte në pallatin përballë tij, në katin e fundit dhe se atij i kishin pas vrarë vëllanë dhe donte të hakmerej, ngaqë Emiljano, kishte pas ndihmuar në atë ngjarje ekzekutorët e krimit.

Unë e ndiqja nga pas me motor gati përditë viktimën e pritshme, Emiljano Ramazani. Kisha vënë re se nga ora 12-15:00 ai frekuentonte pothuajse përditë një palestër. Për këtë gjë e kam informuar Xhulianin dhe unë e shihja se ai në të njëjtën kohë i shkruante në telefon personit tjetër, që fshihej pasj Xhulios.

Për ditët që kam ndjekur Emiljano Ramazanin deri në datën 20 korrik 2020, Xhuliani, më jepte shuma të hollash që varionin nga 20 mijë lekë të vjetra deri në 200 mijë lekë të vjetra. Ditën e ngjarjes, unë ndoqa Ramazanin nga pas me motor dhe pashë makinën e tij “Ford Fokus” të parkuar në rrugën para palestrës.

Për këtë kam njoftuar Xhulianin, i cili erdhi dhe e shoqëruan së bashku me motor Ramazanin nga palestra në afërsi të shtëpisë së tij. Xhuliani i shkruajti me telefon të interesuarit për këtë. Po këtë ditë rreth orës 16:00, u vra me armë zjarri, Emiljan Ramazani.

Të dy si unë si Xhuliani, e pamë në televizor vrasjen e tij…”-ka treguar bashkëpuntori i prokurorisë. Ndërsa të gjitha bisedat në distancë rreth kësaj vrasje, Halili tregon se i ka kryer me Xhulianon me një aparat telefonik që ja kishte dhënë vetë ai.

Masakrimi me 27 godidje thike i Regis Runaj

Edhe pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, personi i interesuar që sipas prokurorisë së posaçme është, Erjon Alibej, i nxiti Xhulianin dhe Euglenin, të kryenin një vrasje tjetër, atë të Regis Runaj. Organizatori dhe financuesi, kishte urdhëruar Xhulianin që vrasja e Runaj të bëhej me thikë, pasi edhe Regis Runaj sipas organizatorit kishte qenë i përfshirë në ekzekutimin e vëllait të tij.

Këtë vrasje kundrejt shpërblimit prej mijëra eurosha, e ka marë përsipër Euglen Halili. Në rëfimin e tij bashkëpuntori i Drejtësisë e tregon kështu skenarin e vrasjes së Runaj. “…unë dhe Xhuliani, u shoqëruam nga afër me Regis Runaj sa ishte gjallë.

Ne ishim në dijeni se Regis Runaj, ishte një shpërndarës lëndësh narkotike, përveçse ishte dhe vetë konsumator i saj, siç ishte dhe Xhulian Hoxha dhe se së bashku kryenim konsumimin e lëndës narkotike. Regisi dhe shokët e tij e pinin afër varrezave të qytetit, kur nuk kishte shumë lëvizje njerëzish, ndriçimi ishte i pamjaftueshëm dhe zona në fjalë nuk monitorohej nga kamera.

Unë dhe Xhuliano, gjatë shoqërimit me Regisin vumë re se ai ishte i apasionuar pas motorave dhe unë ja jepja motorin për ta ngarë. Gjatë kësaj kohe të dy, si unë dhe Xhuliano kemi parë se deri ku kishin shesh pamje kamerat rreth zonës së varrezave.

Rasti erdhi pasditen e ngjarjes, ku rreth orës 18:00, unë dhe Xhuliani, kemi shkuar në likalin i Benit, ku rrinte zakonisht viktima Regis dhe pasi e takuam atë dhe shokët e tij, Egisel Llapushin dhe Kejdi Hazizollin, unë lëviza me motor me Regisin duke e ngarë ky i fundit.

Ndërsa Xhuliani së bashku me dy personat e tjerë shokë të Regisit, lëvizën me makinën e Xhulianit për tek varrezat e qytetit me qëllim për të pirë hashash. Pasi jemi takuar tek varrezat, unë më pas i ka marë makinën, Xhulianin dhe ja kam çuar tek magazina e të atit.

Ndërsa në bagazhin e makinës, kam marrë thikën që Xhuliani ma kishte lënë aty dhe një xhiboks, duke u kthyer më pas tek të tjerët. Teksa qëndronim të gjithë së bashku dhe konsumomin hashash, Xhuliani ka komunikuar në telefon me personin e interesuar dhe më pas Xhuliani më ka thënë mua që puna duhej të kryhej atë natë, pasi ishte rast i mirë, pas konsumimit të hashashit.

Xhuliano, Egi dhe Kejdi janë kthyer në qytet në këmbë, ndërsa unë lëviza me motor me Regisin. Motorin ja lashë ta drejtonte Regisi, ku në rrugën pas varrezave, i kam thënë Regisit që ta ulte pak shpejtësinë e motor deri në ndalesë. Dhe sapo ka ulur shpejtësinë, menjëherë e kam qëlluar nga prapa në qafë dhe më pas në gjithë trupin, derisa Regisi nuk lëvizi më.

Nga këtu me motor kam shkuar në shtëpi,kam hequr rrobat që ishin bërë me gjak dhe bashkë me thikën, i ka futur në një qese për ti hedhur diku tjetër. I kam komunikuar në telefon Xhulianit për kryerjen e krimit dhe kam qëndruar derisa të vinte ai, ndërsa motorin e kam lënë pa e pastruar. Erdhi Xhuliani bashkë me bashkëshorten dhe e morën me makinë në Krastë.

Bëmë ca rrugë me makinë dhe Xhuliani më tha që të shkoja në darkën familjare, se vetë ai do udhëtonte për në Vlorë. Xhuliani, aty i ka telefonuar një taksisti që erdhi dhe më mori deri në Rrogozhinë, ndërsa qesen me rrobat dhe thikën i kam lënë në makinën e Xhulianit.

Pas dy ditësh që Xhuliani u kthye nga Vlora, ai më ka thënë se për këtë vrasje do merrnin shumë lekë…”. Për këtë vrasje pazari me Erjon Alibej, besohet se ishte bërë për 30 mijë euro, por nga këto para Halili nuk ka marë asgjë, pasi personi që ishte dora e parë dhe që bënte pazarin në mënyrë të drejtpërdrejtë ishte pikërisht Xhulian Hoxha.

Disa ditë pas ngjarjes, Halili dhe Xhuliano, u arrestuan nga policia. Një muaj më pas u arrestua në banesën e tij në katin e pestë të një pallati në Elbasan dhe Erjon Alibej./Burimi Ora News

Shpërndaje