Dëshironi një destinacion të veçantë, ja përse ishulli i Shurdhahut është i duhuri…

Share your love

Vau i Dejës çdo vit e më shumë po njeh rritje të vizitorëve. Të shumta janë destinacionet të cilat këtë sezon veror janë kthyer në atraksione të padiskutueshme. Qyteti mesjetar Sarda, sot kalaja e Shurdhahut ndodhet në një ishull të liqenit të Vau Dejësit, në afërsi të qytetit me të njejtin emer. Sarda, rreth 15 km larg nga Vau i Dejës, e njohur ndryshe si ishulli i Shurdhahut është një nga vendet më të bukura që ka Shqipëria.

I rrethuar nga një zonë kulturore dhe një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike dhe historike. Një ndër objektet më të dallueshëm në ishull është katedralja e dikurshme e Sardës. Një atraksion turistik që duhet vizituar patjetër.

Vetë emri i saj i transformuar në Shurdhah ka origjinë Ilire nga qyteti i Sardës. Në këtë fortifikim janë gjetur rrënojat e një kalaje të antikitetit të vonë të shekullit VI-VIII.

Pas krijimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës, u krijua një liqen artificial që ktheu kodrën në të cilën ndodhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës në një ishull. Në total gjatësia e ishullit nga njëri skaj në tjetrin është 393 metra, tek sa kodra kap lartësinë e 130 metrave. Ishulli arrihet lehtësisht dhe nga fshati Rragam, që ndodhet vetëm 6 kilometra larg. Peizazhet e liqenit artificial si dhe kodrat e shumta përreth, e bëjnë këtë ishull një atraksion jo vetëm historik e kulturor, por edhe natyror që nuk duhet humbur.

Ishulli i Shurdhahut është një vend I zbuluar vitet e fundit për vizitorët, por që fsheh bukuri të rralla natyrore, cila është historia e krijimit të këtij ishulli. Në ishullin e Shurdhahut njerëzit lëvizin me varka madje vite më parë dhe bagëtiti i transportonin me varka. Shëtitja nga liqeni i Komnait për tek ishulli I Shurdhahut është magjepse, pasi ti shikon malet që duket sikur I ke mbi kokë. Në ishullin e Shurdhahut nuk ka banorë, janë vetëm vizitorët që vit pas viti rritet numri i tyre.

Nga Shurdhahu mund të shkohet tek Shpella e Pëllumbave në veri që ofron një pamje të bukur si në vendndodhje ashtu dhe gjatë udhëtimit. Shurdhahu përbën një potencial të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Ky destinacion i ofron turistëve të huaj dhe vendas shumë mundësi argëtimi: peshkim, kanotazh, piknik, shëtitje me lundra në itinerare të tilla si V. Dejës-Lisna-Shurdhah-Shpella e Pëllumbave.

Nese jeni në kërkim të bukurive natyrorore, ajrit të pastër, shkrirjes së malit me liqenin, lundrimit dhe lojrave ujore, jeni në vendin e duhur, Ky ishull është për ju./RealitetiPost/

Share your love