Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi është pyetur sot në Komisionin e Sigurisë nga deputetët e opozitës për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Deputeti i PD-së, Luan Baçi pyeti ministrin e Brendshëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nëse është shkarkuar apo jo Ardi Veliu, sipas News24.
Por ministri Çuçi as nuk e pohoi, por dhe as nuk e mohoi, duke dhënë një përgjigje evasive.
“Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili”- tha Çuçi.
Pjesë nda diskutimet në mbledhje
Luan Baçi: Përfitoj nga rasti që jemi me Ministrin e Brendshëm ta pyes për një lajm që po qarkullon në media mbi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Megjiothëse nga kryeministri ajo punë, a është i vërtetë lajmi apo jo? Bledi Çuçi: Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili.
Ndërkohë që ditën e sotme në disa media është duke qarkulluar lajmi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shkarkuar