Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez Sarkozy…

Shpërndaje

Dënohet me 3 vite burg për korrupsion ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Ish presidenti akuzohet për korrupsion, ku ka përdorur avokatin e tij për të joshur një gjyqtar, kundrejt informaconit që do ti jepte mbi një hetim.

Gjykatësit thanë se kishte “prova serioze” të bashkëpunimit midis tre burrave për të shkelur ligjin. Gjykata kishte dëgjuar se si Sarkozy udhëzoi avokatin e tij Thierry Herzog që t’i ofrojë gjykatësit një punë ”të qetë” në Côte d’Azur në këmbim të informacionit mbi një hetim të veçantë të përqendruar në politikanin e djathtë.

Nuk ka gjasa që ish-presidenti të kalojë një ditë në burg. Dënimi me një vit burg mund të mbahet me kushte të caktuara, përfshirë veshjen e një byzylyku ​​elektronik, ose arrestin në kushte shtëpie.

Sarkozy pritet të apelojë kundër dënimit, pasi vetë ai nuk i ka pranuar në asnjë moment akuzat e ngritura.

Vendimi, i dhënë këtë të hënë, do të shuajë shpresat e Sarkozy për t’u kthyer në jetën publike, të paktën deri në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, raporton ‘The Guardian’.

Partia e tij e qendrës së djathtë Les Républicains, ka qenë duke luftuar për të dalë me një kandidat të besueshëm që kur ish-kryeministri i Sarkozy François Fillon u përfshi në skandal gjatë garës presidenciale 2017, duke i hapur rrugën Emmanuel Macron për të fituar.

Gjykatësi Christine Mée, president i gjykatës së Parisit, tha se kishte prova serioze të një “pakti korrupsioni” midis Sarkozy, Herzog dhe magjistratit të lartë Gilbert Azibert. Për Herzog dhe Azibert u dhanë dënime të ngjashme.

Shpërndaje