Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla…

Shpërndaje

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

GJKKO, përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se pasuria e tij kalon në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Lala tha se ish-kryeprokurori akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

“GJKKO vendosi të cilësojë fajtor sot ish-prokurorin e përgjithshëm për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë. Gjyqtarja Daniela Shirka vendosi që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik dhe të sekuestrohet pasuria e tij. GJKKO kishte njoftuar se do e shpallte vendimin në orën 13:30, por në fakt gjyqtarja vonoi më shumë se një orë për të shpallur vendimin. Ajo bëri një rezyme të fakteve dhe provave për të dhënë vendimi dhe u ndal tek pasuritë e blera nga ish-kryeprokurori. Ky është vendimi i parë që GJKKO firmos ndaj një gjyqtari të lartë.”, tha ajo.

Zoti Llalla në dalje nga godina e gjykatës, nuk pranoi të bënte komente. Ai dëgjoi në heshtje verdiktin i shoqëruar nga avokati Altin Azizaj. Mësohet se në seancë kishte përfaqësues dhe të ambasadës amerikane.

Shpërndaje