Kryetari i Dhomës së Avokatisë Shkodër , Anton Kosteri, ka reaguar në lidhje me aksidentin e pak ditëve më pare, që u regjistrua në Këlcyrë, ku humbën jetën 8 persona, ku shtatë prej tyre klandestin dhe shoferi i automjetit nga Shkodra.
Kosteri u ndal tek dënimet penale si “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ku sipas tij janë të ashpra.Kosteri i bën thirje gjykatës dhe prokurorisë që t’i rishkojnë këtë vendime penale.Për llogari të Policisë dhe Prokurorisë Gjirokastër , në lidhje me këtë ngjarje, u arrestuan dy të rinj nga Shkodra. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.