Demorkatët e Shkodrës analizojnë 25 Prillin / Ne Fituam, humbja erdhi nga Malësia e Madhe, Puka dhe Vau Dejësi

Shpërndaje

Demokratët e Shkodrës janë mbledhur për hërë të parë së bashku pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Në selinë e PD në Shkodër kanë mbërritur njëri pas tjetrit të gjithë anëtarët e kryesisë si dhe kandidatët e listës së zgjedhjeve të 25 Prillit që kanë përfaqësuar Shkodrën, ndërkohë që i pranishëm ka qënë edhe drejtuesi politik i PD në Shkodër Helidon Bushati.

Mbledhja është drejtuar nga Kryetari I PD Shkodër Xhevdet Amuli I cili e ka konsdieruar të suksesshëm rezultati ne PD në Bashkinë e Shkodrës duke u shprehur se PD është forcë fituese por rezultati negative erdhi nga fenomeni i shitblerjes së votes. Ndërkohë ndër të tjera ai është shprehur se rezultati në rang qarku u ndikua nga mos arritja e rezultateve nga degët e Malësisë së Madhe, Pukës dhe Vau Dejësit.

Por në mbledhje, nuk kanë munguar edhe replikat. Arben Lushaj anëtarë i kryesisë dhe kryetari i grupsesksionit numër 4 në Shkodër një prej grupsesksioneve me rezulatet më pozitive në Shkodër ka deklaruar se akuzat për shitblerjen e votës duhet të ishin denoncuar më herët dhe sot nuk ka asnjë vlerë kur rezultati është në kutitë e votimit.

Ndërkohe që Ndoc Ashta e ka cilësuar si humbje rezultatin e 25 Prillit për PD në Qarkun e Shkodrës ku nuk u arrit të merrej asnjë mandat më shumë në numra deputetësh ashtu si në 2017-ën me 5 mandate.

Nuk ka pasur të tjera diskutime ndërkohë që është lënë porosi që strukturat të jenë gati për betejat që presin PD pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Partia Demokratike e Shqipërisë tashmë ka nisur procesin e analizave të rezultatit të zgjedhjeve ndërekohë që selia blu ka ankimuar në KQZ rezuloatin e disa qarqeve mes të cilave edhe të Shkodrës

Shpërndaje