Dëmet që la pas përmbytja/ Banorët në Malësi të Madhe tregojnë për dëmet e shkaktuara…

Shpërndaje

Pak ditë më parë reshjet intensive të shiut dhe dalja nga shtrati i Përroit të Thatë shkaktuan dëme të mëdha në lagjen Culaj dhe fshatin Gradec në bashkinë Malësi e Madhe. Ndonëse uji është tërhequr, dëmet,  sipas banorëve, janë kolosale. Harap Culaj tregon se uji në oborrin e shtëpisë ka qënë mbi një metër dhe është detyruar që të evakuojë gjënë e gjallë , ndërsa kulturat bujqësore  thotë se i kanë shkuar dëm.

Banorët kërkojnë që të evidentohen dëmet e shkaktuara dhe të merren masa për pastrimin e kanaleve kulluese.

Ndërsa kjo është gjendja e rrugës në fshatin Gradec pas përmbytjeve. Përroi mori përpara çdo gjë duke mos kursyer as muret rrethuese të shtëpive dhe infrastrukturën rrugore. Makinat qarkullojnë me vështirësi, ndërsa për shoferët lëvizja është tepër e rrezikshme në këtë rrugë.

Nga Bashkia e Malësisë së Madhe bëhet e ditur , se  po bëhet evidentimi i dëmëve të shkaktuara nga moti keq.

Shpërndaje