Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore.
Vendimi pas deklaratës së ministres së Arsimit Evis Kushi erdhi pas protestave të maturantëve për tezën e Matematikës me pretendimin se ishte i vështirë duke kërkuar ulje të pragut të pikëve.
Sot maturantët iu nënshtruan provimit të fundit duke hequr dorë nga bojkoti.