Është botuar sot në Fletoren Zyrtare Akti Normativ që rregullon shtyrjen e pagesës së qirave për ata që nuk kanë mundësi, që u paralajmërua më herët gjatë ditës së sotme.
Akti normative parashikon:
Neni 1
Pas pikës 19, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 20, me këtë përmbajtje:
“20. Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dymuaj, prill dhe maj 2020.
Tëgjithëqiramarrësit studentë,tëcilët kanëkontratëqiraje për banesëapo çdo dokument tjetër qëvërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes sëgjendjes sëepidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimine qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.
Tëgjithëqiramarrësit persona fizikë/juridikëme tëardhura deri në14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë)lekënëvit, tëcilët kanëkontratënoteriale qiraje përzhvillimin e aktivitetit tëtyreekonomik, tënënshkruar përpara shpalljes sëgjendjes sëepidemisë, dhe e kanëndaluar aktivitetin si pasojëe gjendjes sëshkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.Detyrimi i prapambetur ikëtyre dymuajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin,pas muaji maj2020.
Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj2020, detyrimi iprapambeturdo të paguhetnga qiramarrësi brenda tre muajve pas datës 31 maj2020.
Tëgjithëqiramarrësit e përcaktuar nëkëtëpikë, të cilët kanë ankesë për qiradhënësin si pasojë e moszbatimit të detyrimeve të mësipërme, do t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshmetë Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik.Qiradhënësit, të cilëtnuk e zbatojnë këtë pikë,dënohen me gjobë në masën e pesëfishittë qirasë mujore përkatëse.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimevetë kësaj pikedhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.”