Deri në datën 30 prill, të gjithë personat që kanë qënë të dy punësuar gjatë vitit që lamë pas, do të duhet të dorëzojnë pranë tatimeve deklaratën e të ardhurave.
Referuar të dhënave, në total, rezultojnë se janë 88 mijë persona që kanë kryer dy punë në 2020, edhe pse të ardhurat e tyre mund të mos i kalojnë 2 mln lekë në vit.
Nga bashkimi i dy të ardhurave, individët do të përjashtohet vetëm një herë nga shuma e patatueshme prej 30 mijë lekë. Nëse pjesa e mbetur i kalon të 150 mijë lekë në muaj, ata do t’i nënshtrohen tatimit 23%.
Ky është viti i parë që ligji detyron të dy punësuarit të plotësojnë deklaratën, pasi deri më tani e dorëzonin vetëm ata që i kalonin të ardhurat vjetore me 2 mln lekë. Por çfarë ndodh nëse nuk e plotësi këtë detyrim? Automatikisht, në datën 1 maj, sistemi tatimeve do të gjenerojë një penalitet prej 5 mijë lekësh për të gjithë ata që nuk e kanë dorëzuar në afat deklaratën, ndërsa do të përllogaritet edhe një interes për detyrimin që duhet paguar.
Ligji detyron që këtë deklaratë do e plotësojë çdo individ që ka punuar qoftë edhe një muaj në punën e dytë. Ndërsa numri i personave që kalojnë të ardhurat vjetore mbi 2 mln lekë 2600 individë./VizionPlus/