Pozicionimi im asht pertej personales. Në asnjë ditë të angazhimit tim në krah të Partisë Demokratike, nuk kam kërkuar asnjë përfitim personal. Kjo më dallon nga shumëkush që sot i është vërsulur institucionit të opozitarizmit me gur dhe vrer.
Ndaj çdo lloj konstatimi të pavërtetë dhe të çastit, i kujtoj angazhimin tim ndër vite, por edhe përkrahjen. Kam qënë, dhe jam, në mbështetje të Partisë Demokratike, si institucion, dhe si shpresa e shkodranëve ndaj së keqës më të madhe.
Edhe në qofsha i fundit, do të mbetem gjithmonë anëtari më i thjeshtë i Partisë Demokratike. Politikën në asnjë moment nuk e kam konsideruar përfitim personal dhe të momentit, por vullnetarizëm e kontribut në shërbim të Shkodres.
Thirrja ime e vetme në këtë fushatë, është ajo që e kam kërkuar gjithmonë: Vota për kandidatin e Partisë Demokratike, vota për Xhemal Bushatin!