Deklarata e papritur e Lleshajt: Policia ka për detyrë të ushtrojë dhûnë në dobi publike

Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Java” në RTSH se punonjësit e policisë e kanë për detyrë të ushtrojnë dhûnë ndaj atyre që shkelin ligjin, duke e cilësuar atë dhunë në dobi publike.

Lleshaj shkoi më tej duke thënë se dhûna është monopol i shtetit, i cili ka të drejtë ta bëjë të ligjshme atë.

“Njerëzit e shtypit kanë një mision për të bërë shtypin, jo për të ushtruar dhunë. Dhûna është monopol i shtetit dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën është në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhûnë në dobi publike.

Dhûna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën është në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhûnë në dobi publike. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat”, tha Lleshaj.

Shpërndaje