Deklarata e fórtë e Silva Binos: Në QSUT kanë tangërllëk, nuk vendosin maska mbrojtëse

Shpërndaje

Rastet e shumta me korónavirus në vend gjatë ditëve të fundit kanë ngritur shqetësime në institucionet shéndetësore por edhe të publikut. Për të folur me situatën epídemike jo të favorshme dhe lidhur me vatrat ínfektive në qendrat shéndetësore ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Juli Xhokaxhi në “Byro Politike”, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

Bino tha se rastet pozitivë për koronavirus ditën e sotme nuk mund të quhen vatër ínfeksioni edhe pse ajo e pranoi që në këto raste ka pasur të ínfektuar edhe nga QSUT. Sipas Binos ky ínfeksion në qendrat shëndetësore dhe në QSUT ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së personelit mjekësor të cilët nuk respektojnë protokollet e sigurisë madje disa prej tyre, sipas saj, kanë tangërllik dhe nuk e vendosin maskën edhe kur ja u kërkon si domosdoshmëri.

“Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT por s’mund të themi vatër. Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rrézikuarit, dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre.

Kjo lidhet me edukimin  e tyre për tu mbrojtur. Po të ishte kështu do ishin infektuar të gjithë poliklinikat e vendit. Nuk kemi pasur grumbullime të stafit që të kemi pasur shpérthim epidemik. Institucioni shéndetësor nuk duhet të jetë një vend ku pacienti shkon për tu kuruar dhe sémuret.

Kjo ka ndodhur përpara 2 javëve dhe ne jemi përpjekur ta adresojmë së bashku me QSUT e cila ka ngritur edhe një grup hetimi. Tani po përfundojmë bashkërisht hetimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje. Dua të them se problemi kryesor ka qenë moszbatimi i rregullave të kontrollit të ínfeksionit.

Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit, QSUT në përgjithësi ka një lloj tangërllëku, më falni që po e them por ndoshta është elita profesorët. Dhe shpesh herë edhe kur ja u kërkon këtë  me domosdoshmëri ata nuk e mbajnë, pra mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Hyrje dhe daljet që nuk lidhen me të sëmurët nuk duhet të ndodhin, duhet një qëndrim stríkt në mënyrë që masat e kontrollit të infeksionit të zbatohen”, tha Bino.

Shpërndaje