Deklarata/ Arilena Ara ka diçka për të thënë për të gjithë, po për Alketën dhe Verën?

Shpërndaje

Me anë të një postimi në Instagram, fituesja e “Festivalit të Këngës”, Arilena Ara ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët që i kanë qëndruar pranë pa kushte. Këngëtarja e nis deklaratën duke falenderuar Darko Dimitrov dhe deri tek orkestra e RTSH-së. Mirëpo në këtë deklaratë është vënë re që Arilena nuk ka thënë asnjë fjalë as për Alketa Vejsiun me të cilën thuhet se i ka prishur marrëdhëniet dhe as për Vera Grabockën, regjisoren e festivalit.

“Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte.
Darko Dimitrov Muzika jonë të dua
Lindon Berishën per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje.
Rezarta Skifterin për artin qëndisur në karakterin tim!
Makeup by Lili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim!
Ergys Zhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive.

Faleminderit Florent Boshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme.
Maestro Mario Deda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë.
Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse!
“SHAJ”

Shpërndaje