30 lek për metër kub parashikohet të jetë rritja çmimit e ujit të pijshëm nga viti i ardhshëm. Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizmeve Shkodër ka zhvilluar ditën sotme një dëgjesë publike në lidhje me rritjen e tarifave edhe për shërbime të tjera që ajo ofron.
Drejtoria Rajonale e UKSH mbulon 58% të territorit të saj me ujë dhe pritet që me investimet e reja ta rris në 62%. Ndërkohë, nëse miratohet propozimi për tarifen e ujit, ai do të ndryshojë në janar të vitit 2025.