Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës kanë krijuar problematika të ndryshme.
Në bashkinë Fushë Arrëz bëhet me dije se ka mungesa në rezerva ushqimore në qendrat tregtare.
Ndërsa situata në bashkitë e tjera është më e monitorueshme.
Situata epidemiologjike në të gjithë qarkun vazhdon e njëjtë dhe pa problematika.
Ndërkohë vijon hetimi dhe monitorimi i personave të kontakteve me rastet e konfirmuara me Covid-19, dhe personave të sapokthyer nga Mali i Zi, për zbatimin e vetkarantinimit dhe kufizimit të lëvizjes.
Nga ana tjetër, pritet që të vijnë përgjigjet e rezultateve të testeve për 3 mostrave që janë dërguar në ISHP.
Nga Filiali Postes janë shpërndarë gjithsej pensione në shtepi:
Shkodër – 1585.
Malësi e Madhe – 141.
Pukë – 241.
Total – 1974.
Nga Bashkia Shkodër janë shpërndarë gjithsej 74 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Është siguruar rezervë për rreth 238 familje, ndihmë me pako higjienike, kontribut i biznesit të cilat janë magazinuar.
Janë kryer likuidimet e ndihmës ekonomike pranë degës të Thesarit për muajin mars.