DATA/ PS mbledh Asamblenë Kombëtare, zbardhet rendi i ditës…

Shpërndaje

Ditën e mërkurë, datë 06.04.2022, ora 17.oo, do të zhvillohet mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Për median është bërë me dije edhe rendi i ditës që do të ndiqet nga pjesëmarrësit në asamble.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.
Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online

Shpërndaje