Data e zgjedhjeve lokale, Celibashi: U takova me Metën, të konsiderohet 6 marsi…

Shpërndaje

Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.

Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve.

Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.

Shpërndaje