Ne qytetin e vjetër të Danjës u martua Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti.
Në kishën e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, ku mendohet se 573 vite me parë mund të jetë celebruar martesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, u riinskenua sërish dasma e tyre.
Dhjetëra dasmorë e princër nga e gjithë Shqipëria, pritën ardhjen e Gjergj Kastriotit dhe Donikës. Veshje popullore, valle dhe plot alegri kishte dasma e Skëndërbeut ku të pranishëm krahas banorëve të zonës ishin edhe miq që ardhur nga qytete të tjera.
Për Kryebashkiakun e Vau Dejës Kristian Shkreli, riinskenimi i kësaj dasme dhe i historisë tonë, mund të jetë fillimi i një turizmi kulturor me shume vlera po ashtu edhe një pasaportë e mirë e trashigimisë pér brezat e ardhshëm.
Kisha e Shën Mërisë ishte një nder kishat me të veçanta në vendin tonë dhe me vlera historike deri në vitin 1969 që u hodh në ere me dinamit, nga regjimi, promovimi i këtij monumenti të kulturës ishte një tjetër objektiv.
Krahas bukurive të shumta natyrore, arkeologjike dhe ato të kulinarisë, Bashkia Vau Dejës po zhvillon edhe aktivitete të shumta me qëllim zhvillimin edhe të turizmit kulturor.