Dalin pamjet/ Ja momenti kur Grezda godet me grushte futbollistin e Rijekës, shokët e mbajnë për krahu

Shpërndaje

Eros Grezda rrezikon të dënohet nga 2 deri në 6 ndeshje nga komisioni i Etikës në Federatën Kroate të Futbollit.

Grezda u bë protagonist i ngjarjeje të shëmtuar në fund të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë mes Rijekas dhe Osijek që përfundoi me fitoren 3-2 me përmbysje të skuadrës vendase. Shqiptari i Osijek i cili në atë takim u aktivizua për 62 minuta, në përfundim të sfidës u përplas fizikisht me sulmuesin e Rijekas Antonio Colak dhe e goditi me grusht në kokë kundërshtarin e tij.

Me grushtin që i dha rivalit të tij, Eros Grezda rrezikon të dënohet nga 2 deri në 6 ndeshje nga komisioni i Etikës në Federatën Kroate të Futbolli, por në rast se gjesti i tij cilësohet i rrezikshëm, shqiptari mund të pezullohet për 6 muaj nga futbolli.

Shpërndaje