Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi janë kapur duke qarkulluar në makinë me armë zjarri.
Policia ka ndaluar në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Shëngjinit’, mjetin ‘Range Rover’ me drejtues Astrit Shekaj dhe pasagjerin Armando Vulaj.
Në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Dy të rinjtë ishin banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”