Një operacion i koduar “North Forex”, është zhvilluar në qytetin e Shkodrës, ku janë vënë në pranga 8 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, të cilët akuzohen për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.
Policia bën me dije se janë arrestuar 6 vajza dhe dy djem: Elisa Kolndreu, 22 vjeçe, Olda Shpendi, 20 vjeçe, Aishe Baci, 30 vjeçe, Senada Alija, 21 vjeçe, Sonila Alija, 24 vjeçe, Ervin Osja, 29 vjeç, Nikolin Toma, 26 vjeç dhe Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e Pawel Wziontek, 27 vjeç (shtetas polak), Alma Sokoli, (bashkëjetuesja e tij) dhe Klodian Memo, 38 vjeç.
Sipas policisë, këta shtetas, prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak Pawel Wziontek, i shpallur në kërkim, i cili kishte rekrutuar si menaxherë 3 shtetas shqiptar. Kjo skemë ushtrohej në zona të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.
“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. Ë., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë.
Po vazhdojnë hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Njëkohësisht vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm””, bën të ditur policia