Kqyrja e kamerave te sigurise dhe marrja e pyetje e deshmitareve ka quar policine ne krijimin e profilit te autoreve qe dhunuan pasditen e djeshme Drejtorin e Filialit te Postes ne Lezhe, z. Pjerin Çuku.
Oficeret e policise gjyqesore po mundohen te krijojne lidhjet mes autoreve te mundshem dhe motiveve te dhunes ndaj Çukut, por identifikimi i tyre do te kerkoje serish kohe.
Ne deshmine e tij, Drejtori i Postes ne Lezhe, ka deklaruar se eshte dhunuar pershkak te detyres por nuk ka dhene asnje detaj per motivet. Nga ana tjeter policia po heton ne lidhje me konflikte personale per te cilat dyshohet se ka ardhur edhe dhuna ndaj tij. Ndalimi i autoreve dhe marrja e tyre ne pyetje do te jape me shume detaje per ngjarjen, qe eshte e dyta brenda nje kohe te shkurter.
Pjerin Çuku u dhunua me grushte pasditen e te henes ndersa po i afrohej baneses se tij ne lagjen Gurra. Ai eshte perballur me autoret ne afersi te pallatit ku jetonte dhe dhe fillimisht ka patur debati te shkurter qe eshte shoqeruar edhe me dhune fizike ndaj tij.
Gjithcka ka ndodhur ne nje kohe te shkurter dhe autoret jane larguar menjehere ndersa Çuku ka shkuar ne spital per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore. Ai nuk ka pesuar fraktura apo demtime serioze dhe pas ndihmes se marre ne urgjencen e spitalit ka shkuar me pas ne shtepi.