Prenda Sokoli, eshte kryefamiljare pasi bashkeshortin ia vráne ne vitin 1993 ne krye te detyres, duke u shpallur keshtu deshmor.
Per vite me rradhe ajo mori pensionin e ish bashkeshortit, ndersa ne moshen 50 vjecare, e kaloi ate ne emer te saj, ne baze te udhezimeve qe sigurimet shoqerore i dhane.
4 vite me vone, ne janar te ketij viti, Prendes iu ndal pensioni, me motivacionin se ne emer te saj duhet te ishte kthyer ne moshen 55 vjecare. Per pasoje sigurimet shoqerore i kerkojne kthimin e pensionit te marre ne 4 vitet e fundit.
Prenda thote se nuk eshte e vetmja, pasi ne te gjithe qarkun jane 46 persona te tille. Per kete ajo do i drejtohet te gjitha institucioneve shteterore dhe gjyqesore.
Drejtorja e sigurimeve shoqerore Vjoleta Staka e pranon kete fakt. Ajo thote se gabimi eshte i vajzave te institucionit qe drejton, por demi do te shlyhet nga qytetaret qe kane marre kete pension. Prenda dhe 46 te tjere do te kthejne mbrapsht miliona leke per faj te mos informimit te punonjesve te sigurimeve shoqerore.
Nje skandal i cili ne cdo vend te botes duhet te ishte dneshkuar punonjesit qe nuk njohin ligjet, por qe ne vendin tone ashtu sikurse cdo gje ndodh, kjo paguhet nga shtresa me e dobet, nga qytetaret./RealitetiPost/