Dollari amerikan dhe monedha europiane humbën pikë këtë të premte në raport me lekun.
Paundi britanik dhe franga zvicerane gjithashtu kanë pësuar një rënie të vlerës.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë fundjavë monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 92.89 lekë ose 0.43 lekë më pak se të enjten. Euroja është nënçmuar me 0.75 lekë dhe këmbehet me 101.17 lekë.
Ndërsa paundi britanik humbi terren duke u dobësuar me 0.56 lekë dhe këmbehet me 117.42 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 106.24 lekë ose 0.40 lekë më pak se të enjten.