Situata e ores 14.00 ne territorin e Qarkut Shkoder.
Ka vijuar monitorimi i situates epidemiologjike, deri tani vazhdon te jete e qendrueshme.
Nga NJVKSH, informohemi se 23 mostrat e derguara ne ISHP, gjate dites se djeshme, te gjitha pergjigjet kane ardhur negative. Aktualisht: Shkodra gjithsejt nga 39 pacient me covid 19, 32 vijojne ne karantine ne shtepi, 5 paciente ne shtruar ne spital ne Tr, 1 pacient ka dale nga spitali i sheruar, ndersa 1 pacient ka humbur jeten.
Bashkia Vau Dejes, nga 6 raste, 2 paciente kane dale nga spitali te sheruar, 3 jane ne karantine qe vazhdojne ne banese, 1 pacient vazhdon te jete i shtruar ne spital ne Tr.
Ne Bashkite Puke dhe Fushe Arrez, nga 4 paciente qe ishin ne total me covid – 19, 1 vijon me simptoma te lehta, 2 kane kaluar asimptomatik dhe presim pergjigje gjate dites sotme, 1 pacient ka lene spitalin, i cili konsiderohet negativ ne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe mbreme eshte marre 1 moster per nje pacient 70 vjecar per te cilin presim sot pergjigje nga ISHP ne Tr.
Nga ISHSH, jane monitoruar gjate paradites rreth 220 subjekte, prej te cileve 95 kryenin sherbime, ku eshte konstatuar se nuk ka grumbullime te njerzve dhe respektohen distancat, per rrjelloje nuk jane marre masa administrative, ndersa 125 subjekte u konstatuan te mbyllura.
Ka vijuar puna e grupeve te punes me perberjen e DVP, ushtrise, policive bashkiake, AKU dhe inspektoriateve per monitorimin dhe inspektimin e tregjeve te hapura, per te konstatuar rregullat e distancimit, dezinfektimin dhe sinjalistiken.
Nga 5 bashkite ka vijuar puna per dezinfektimin e tregjeve, rrugeve, parqeve, trotuareve dhe objekteve te institucioneve.
KMC, ka ndjekur, monitoruar dhe inspektuar dhe ka kordinuar procesin e vijimit te punes te gjitha strukturave te bashkive dhe instituconeve ne nivel lokal dhe qendror, per te cilat do ju informojme pas ores 19.00.