COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1315 testime, 106 të shëruar, 299 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Shpërndaje

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,
12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,
8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,
6 raste në Pogradec dhe Përmet,
5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,
3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,
2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,
1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Shpërndaje