COVID19/ Gjermania shtrëngon masat për shtetasit Shqiptarë…

Shpërndaje

Gjermania ka përforcuar masat anticovid për shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë në Gjermani.

Sipas njoftimit, në Gjermani do të lejohen të hyjnë vetëm personat që kanë certifikatë vaksinimi.

Një test negativ dhe një dëshmi që vërteton se keni kaluar Covid nuk mjaftojnë për të hyrë në Gjermani, thuhet në njoftimin e Lufthasa, një nga kompanitë lider në botë.

“Informacion i rëndësishëm për shtetasit shqiptarë, që udhëtojnë nga Shqipëria në Gjermani.

Shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Gjermani vetëm me një çertifikatë vaksinimi.

Një test negativ dhe një dëshmi imunteti nuk janë të mjaftueshme për të hyrë në Gjermani.

Duke përjashtuar këtu vetëm fëmijët nga mosha 12 vjeç dhe ata shqiptarë që kanë një kartë si rezident në Gjermani.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Gjermani duhet të regjistrohen online para nisjes.

Ju lutem të paraqiteni në aeroport 3 orë para nisjes për të bërë verifikimet e duhura“, thuhet në njoftim

Shpërndaje