COVID 19/ Shkodra gjen qetësi, 20 mostrat dalin negative…

Shpërndaje

Situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 është dita ditës drejt normalizimit.

Edhe 20 tamponët e marrë një ditë më parë, pjesa më e madhe e të cilëve ishi punëtorë të një fabrike në Shkodër kanë rezultuar negativë.

Kështu, numri I personave të prekur nga koronavirusi mbetet 120, I pandryshuar prej disa ditësh.

Ndërkohë, të infektuar aktivë janë 13 persona, pjesa më e madhe e të cilëve vjanë të izoluar në banesa. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërsa 2 të tjerë sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë pacientë të shtruar në spitalin “Covid” në Tiranë. Deri më tani, shifrat flasin për më shumë se 90% të shërimit total të personave të infektuar nga koronavirusi.

Ndërsa në kuadër të masave të marra për frenimin e përhapjes së mëtejshme të këtij virusit, në shkollat ku po zhvillohen kosultimet për provimet e maturës, procesi mësimor vazhdon duke zbatuar rregullat e distancimit dhe kontrollit mjekësor.

Nga ana tjetër vazhdon I rregullt kontrolli I subjekteve tregtare nga ana e AKU, Inspektoriati Shteteror Shendetesor për zbatimin e protokollit të higjienës, ku deri më tani nuk janë konstatuar probleme. Prej më shumë se 2 javësh tashmë, vijon riatdhesimi I shteatsve shqiptar përmes pikave kufitare tokësore. Në 24 orët e fundit, përmes kësaj pike kanë hyrë 15 persona të cilët në bazë të rregullave do të karantinohen për 2 javë në banesa.

Shpërndaje