COVID 19/ Sherohen 6 përsona, ja të dhënat e fundit për Shkodren…

Shpërndaje

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 02 Maj 2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut vazhdon të jetë në nivele të qëndrueshme.
a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e 18 mostrave të marra dhe dërguara dje në ISHP, janë konfirmuar të gjitha mostrat negative.

• Në total, ngelet në 110 numri pozitiv covid-19.
• Sot janë shtuar listës së të shëruarve edhe 6 qytetarë, pas testimit të dytë rezultuan negative.

• Vijon kontrolli epidemiologjik i 37 shtetasve të karantinuar në konviktin e Univerisetit “Luigj Gurakuqi”, gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.

b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk asnje vatër covid-19.
c. NJVKSH, M.Madhe, nuk kemi raste të prekur, nuk është marrë asnjë tampon (ekzaminimi per Covid-19 dhe nuk ka asnjë rast të dyshuar.

Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 36 vizita te urgjences, nuk ka pasë raste të dyshuara për covid-19.

Situata Rendit Publik. Nga DVP, vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal të qendrueshëm.

Drejtoria e Kufirit dhe Emigracioni, informon se me dt.1.05.2020, ora 22.30, janë paraqitur dy shtetas shqiptar (Nje burrë dhe një vajzë) në hyrje të RSH, qe vinin nga Kroacia, të cileve pasi ju bë i ditur urdheri, nr.240.dt.07.04.2020, janë dakortësuar për tu vetkarantinuar ne konviktin “Luigj Gurakuqi” dhe janë akomoduar në ambientet e konvikti rreth orës 23.30.

Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, kanë qenë të akomoduar deri sot me dt.02.05.2020, rreth 37 shtetas të cilëve ju afrohet akomodimi, ushqimi dhe asistenca shëndetësore.

Drejtoritë e ISHSH, AKU në kuadrin e masave për lehtësimin e veprimtarisë tregtare të subjekteve, në zbatim të vendimit Nr.5 dt.28.04.2020 me Nr.233/59 prot dt 28.04.2020 I KMC të Qarkut Shkodër për garantimin e zbatimit të Protokolleve të Sigurisë në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 nga ISHSH,

DRAKU Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, kanë vijuar keshilllimet në terren me dy grupe inspektimi në terren të janë monitoruar 12 Subjekte Tregtimi në Bashkinë Pukë dhe Malësi e Madhe: (10 Markete/Supermarkete, 1 Njësi tregtim mishi dhe Produktet e tij dhe 1 Farmaci).

Një grup inspektimi (AKU dhe Policia) kanë kryer 6 monitorime në bashkinë Vau i Dejës: ( 1 Stabiliment për punim peshku, 1 Stabiliment për punim mishi, 1 Thertore mish i kuq, 3 Baxho).

Në total janë bërë gjithsejt 18 monitorime/keshillime të cilët janë kryer me platformën google form.

Në pjesën më të madhe të subjekteve ishin vendosur shenjat e distancimit të klientëve dhe posterat;subjektet në mungesë të tyre u këshilluan për mënyrën dhe domosdoshmërinë e zbatimit të detyrueshëm të protokolleve.

Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejës, vazhdon ruajtjen fizike të shtetasve që ndodhen në ambientet e akomodimit të Konviktit në Univeristetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht janë 37 shtetas.

Shpërndaje