Shqipëria po përballet me shtimin e rasteve të personave të prekur nga COVID-19. Burimet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Shkodrës janë shënuar tre raste të infektuar me coronavirus.
Të njëjtat burime theksojnë së të infektuarit janë 2 nga qyteti i Shkodrës, ndërsa rasti i tretë është shënuar në qytetin e Pukës.
Sipas të dhënave të fundit, rastet e reja e çojnë në 14 numrin e personave të prekur nga COVID-19. Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se masat e marra nga qeveria e tij e kanë dhënë efektin, ndërsa theksoi dje se në dy javët e fundit me shumë gjasa do të rishikojë masat lehtësuese ndaj qytetarëve.