COVID 19/ Permbledhje e veprimtarisë së KMC në territorin e Qarkut Shkodër

Shpërndaje

Permbledhje e veprimtarise se KMC ne territorin e Qarkut. Dt.18.04.2020.

Vijon te ndiqet situata epidemiologjike ne te gjithe territorin e Qarkut.

NJVKSH, Bashkia Shkoder, njoftohemi se ngelemi ne shifren totale prej 94 te infektuar.
Vijon puna me gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik te rasteve te dyshuara ne Shkoder dhe Vau Dejes, nderkohe sot u moren edhe 37 tampona dhe u derguan ne ISHP.

Nga NJVKSH, Puke informohemi se situata eshte e qendrueshme dhe nuk kemi rast te ri covid -19.

Nga NJVKSH, M. Madhe, inforohemi, se nuk kemi rast te ri covid -19.
Numri i Kiteve per sot-0.
Nr. i personave te dyshuar per Covid-19 – 0.
Numri i Sherbimeve Shendetesore te Rimbursueshme (Receta per moshen e pensionisteve) nga Qendrat, gjithsejt 13, nga keto 10 te derguara ne banese.
Numri i personave qe kane hyre nga pika kufitare H.Hotit, 102, vetem shoferet te kamioneve qe transportojne mallra, jo per udhetare.

Sot ne oren10:30 jane paraqitur ne hyrje te R.Sh-se dy shtetas shqiptare te cilet kane qene duke punuar ne Kotorr te Malit te Zi. Pasi ju be i ditur urdheri nr.240, date 07.04.2020”Per vetëkarantimin e shtetasve shqiptare qe duan te hyne ne terrotorin e RSh”, rane dakort për tu vetëkarintinuar.

Per kete problem me porosi te ZV.Ministrit te Brendeshem u vune ne dispozicion per akomodim ambientet e konviktit “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder.
Me kordinimin e punes se KMC, eshte bere e mundur akomodimi i 2 shtetasve, te cilet jane asistuar nga strukturat shendetesore dhe jane akomoduar nen mbikqyrjen e Drejtorit te Administrimit te konvikteve, nderkohe nga Ushtrija jane marre masat per ruajtjen fizike te objektit.

Sot Drejtoria Rajonale e SHSSH ka zgjidhur situaten e dy çifteve te moshuarish ne Shkoder qe jane te vetem ne shtepi, si dhe dy raste te moshuarish ne Velipoje te cilet jane mbeshtetur me ushqime dhe eshte vendosur nje nga vullnetaret nga Velipoja te kujdeset per ta.
Per 3 ratet te tjera ne Shkoder do trajtohen me ushqime dhe orendi shtepiake dhe do ndihmohen per te aplikuar per perfitimin e pensionit.

Nga Bashkia Shkoder, jane ndihmuar 25 familje, me 24 pako ushqimore dhe 24 pako higjienike. Burimi i financimit nga Bashkia Shkoder.

UKSH ka punuar për riparimin rrjetit të furnizimit me ujë për Velipojën
Eshte nderhyre në afërsi të shkollës së mesme Velipojë, ne riparim defekti per shkak amortizimi i tubacionit. Po punohet për zëvendësimin e tubacionit, saldimin dhe riparimet e nevojshme.

Është bërë dezinfektim i ambjenteve të Bashkisë Shkodër dhe shesheve pedonales në qytet.

Në Velipojë ka denoncime për mjete pune dhe njerëz që qarkullojnë pa autorizim, ngarkojnë e shkarkojnë dhera në plazh, punojnë pa leje.
Bashkia po harton planin e punës për ndërhyrje për pastrimin e territorit nga zënia.
Ka denoncime edhe për subjekte qe punojne ne menyre të jashte ligjieshme në Bërdicë, në qendër në Trush.

Bashkia Malësi e Madhe nëpërmjet Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel Bashkie vazhdon të ndjekë në çdo moment situatën e krijuar për shkak të virusit COVID-19.

Nuk ka rast të prekur apo të dyshuar me coronavirus.
Qëndrat Shëndetësore, kontaktojnë me telefon  me te gjithë pensionistat dhe çdo pensionisti që nuk ka mundësi levizje apo është i vetmuar po u dërgohen medikamentet e duhura në shtëpi. 

Medikamentet mjekësore të rimborsueshme të ndara sipas Nj Administrative:

Koplik 1.
Qëndër 0,
Gruemirë 5,

Shkrel 2,
Kastrat 0
Kelmend 5.

Bashkia Vau Dejes. Nuk ka rast te ri covid -19. Ndersa 3 persona pozitiv, vazhdojne re jene te shtruar ne spital ne Tr.
Jane asistuar me ndihma ushqimore 7 familje ne fshatin Hajmel.

KMC, vijon te kordinoje punen e strukturave ne nivel Qarku nen drejtimin e ZV. Ministrit te Brendeshem.

Shpërndaje