“COVID-19 nuk shkakton vdekje”, befasojnë virologët gjermanë: Italia dhe Kina kanë mjedis jo të pastër! Ja masat e Angela Merkel nga gjoba te burgu

Shpërndaje

Shqiptarja Migen Begolli tregoi në një lidhje me “Skype” për News24 nga Gjermania masat që ka marrë Kancelarja Angela Merkel për të luftuar COVID-19, që variojnë nga gjobat 25 mijë euroshe deri te burgimi. Shqiptarja tha se në Gjermani situata është më e qetë dhe nuk pritet të ketë numër të lartë vdekjesh nga ky virus.

Duke cituar virologët gjermanë, Begolli theksoi se COVID-19 nuk shkakton vdekje i vetëm, por vetëm nëse pacientët kanë sëmundje të tjera apo nga faktorët e mjedisit. Sipas këtyre virologëve, koronavirusi ka një përhapje të gjerë në Itali dhe Kinë, pasi këto dy vende kanë mjedis jo të pastër.

“Kancelarja Angela Merkel hartoi një plan me 9 pika. Së pari, nuk lejohen më shumë se dy persona në publik, ose vetëm kur janë familjarë. Nuk lejohen parti, as ato familjare. Nëse masat nuk zbatohen, janë gjoba deri në 25 mijë euro për persona, e deri te burgimi.

Në Gjermani thuhet se nuk priten shumë të vdekur nga COVID-19, edhe pse ka një numër të madh të infektuarisht. Këto do të përmendja deklaratat e virologëve, të cilët nuk e bëjnë COVID-19 si shkaktarin e vetëm që shkakton vdekje. Sipas tyre, ky virus nuk shkakton vdekje i vetëm, por vetëm me sëmundjet e tjera apo faktorët e mjedisit. Një virolog i njohur tha dje se Italia dhe Kina kanë një mjedis jo të pastër, madje Italia quhet “Kina” e Evropës.
Në Gjermani vijon lëvizja e qytetarëve, por ka ndërgjegjësim të zbatimit të masave.

Këtu është një situatë ku analizohet çdo gjë, nuk ka panik në popull, por ka sensibilizim. COVID-19 është një virus që është në treg dhe që duhet t’i ruhemi. Policia është e sensibilizuar për mbajtjen e distancës mes njerëzve. Qeveria e Merkel ka zgjedhur anën e bisedimit të hapur me popullsinë dhe të bindjes. Ne të gjithë jemi në shtëpi, punojmë nga këtu”, tha Begolli.

Shpërndaje