Covid 19/ Një vîktîmë dhe 11 raste të reja në Shkodër…

Shpërndaje

Vijon të ketë një rritje të ndjehshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 11 raste të reja në total, prej të cilave gjashtë të infektuar në bashkinë Shkodër, tre të infektuar në bashkinë Pukë dhe dy raste të reja në bashkinë Malësi e Madhe.

Personat e konfirmuar këtë të shtunë janë raste kontakti të të infektuarve më herët më COVID-19. Bashkia Shkodër aktualisht regjistron numin më të lartë të personave të infektuar aktivë me COVID-19, ndërkohë që raste aktive ka në të gjitha bashkitë e qarkut, Malësi e MAdhe, Pukë dhe Fushë-Arrëz.

Nga ana tjetër, po rritet edhe bilanci I viktimave si shkak I infektimit me këtë virus. Në 24 orët e fundit, një 71-vjeçare nga Shkodra ka humbur jetën duke bërë që numri total I viktimave të arrijë në 14 për qarkun Shkodër.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 178 persona janë aktivë me koronavirus në kryeqendrën e veriut, ndër të cilët të izoluar në banesa janë 172 qytetarë dhe 6 të tjerë janë të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë ku po marrin shërbim mjekësor nga mjekët atje.

Fatmirësisht, edhe një tjetër tjettër person është shëruar nga COVID-19 duke e rritur numrin e të rikuperuarve në 254 persona.

Shpërndaje