COVID 19/ Një tjetër shtet fut Shqipërinë në listen e kuqe: Karantinë për…

Shpërndaje

Sllovenia ditën e sotme ka hequr Malin e Zi dhe Luksemburgun nga lista e vendeve të sigurta Covid-19 nga të cilat mbërritjet nuk përballen me kufizime dhe

gjithashtu ka futur Shqipërinë e Portugalinë në listën e kuqe të vendeve nga të cilat hyrja nënkupton një karantinë 14-ditore, përveç disa përjashtimeve.

Pra për shqiptarët që duan të futen në Slloveni duhet të bëjnë një karantinë 14 ditore.

Kufizimet do të futen në fuqi nga dita e nesërme. Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jelko Kacin këshilloi shmangien e udhëtimeve në vendet që janë në listën e kuqe.

“Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe”.

Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit.

Theksojmë se ditën e hënë ishte Mali i Zi që mbylli kufirin me Shqipërinë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID në vendin tonë. Në Shqipëri në 9 ditët e fundit janë shënuar 13 viktima duke e çuar në 48 numrin në total.

Shpërndaje