Covid-19/ Nëna dhuron pensionin e saj: Le të shkojë për të gjithë pensionistët e tjerë që janë vetëm

Shpërndaje

Koronavirusi ka kapluar të gjithë botën dhe prej katër javësh ka “mbërthyer” edhe vendin tonë.

Si pasojë e saj, aktivitetet kryesore publike e private janë “paralizuar” dhe si rrjedhojë shumë familje kanë hasur shpesh me vështirësi jetike, siç mund të jetë edhe ushqimi. Të influencuar nga kjo situatë, bashkitë dhe fondacionet e ndryshme, janë duke zhvilluar një fushatë ndihmash ushqimore, për t’i ardhur në këtë mënnyrë në ndihmë, personave që kanë vërtetë nevojë.

Në mesin e këtyre operacioneve humanitare ka dalluar një nënë me zemër të madhe, nënë Tixhja nga Farka e Tiranës. Nënë Tixhja, ka vendosur të dhurojë të gjithë pensionin e saj, për njerëzit që kanë nevojë.

Ajo ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, në emisionin “Shqipëria Live”, por nga emocionet e tepërta u detyrua të thoshte vetëm kaq:

“Nuk e dua pensionin tim prej 150 mijë lekësh (të vjetra), le të shkojë për të gjithë pensionistët e tjerë që janë vetëm”.

Shpërndaje