Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kujton qytetareve detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19.
Situata epidemiologjike në vend ne 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera, ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.
Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19