Covid-19 mbërthen Vllazninë, pas Gurishtës një tjetër lojtar rezulton pozitiv…

Shpërndaje

Covid-19 kthehet në shqetësim në klubin e Vllaznisë. Pas kapitenit Gurishta, pozitiv ka rezultuar edhe Eni Imami. Mbrojtësi kryeqytetas i është nënshtruar tamponit pas disa simptomave ndërsa mesditën e së hënës ka marrë dhe përgjigjen e testit.

Situata bëhet shqetësuese në klubin shkodran pasi tamponit i janë nënshtruar edhe anëtarë të stafit drejtues. Në pritje të përgjigjes së testit, futbollistët dhe anëtarët që kanë pasur kontakte me lojtarët që kanë rezultuar pozitiv, sipas protokollit sanitar, janë vetë izoluar.

Shpërndaje