Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive në Mal të Zi sot ka marrë një vedim të ri se si mund të hynë në këtë shtet shtetasit e huaj.
Nga vendimet e shumta që janë marrur sot ajo që është e rëndësishme për Ulqinin si qytet turistik ka të bëjë edhe më mënyrën se si mund të hynë në Mal të Zi shtetasit e vendeve si Shqipëria, Kosova apo edhe Bosna dhe Hercegovina, shkruan Ulqini Online.
Në këtë mënyrë, shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Turqisë, Izraelit, Polonisë, Rumunisë, Italisë dhe Ukrainës mund të hynë në Mal të Zi vetem nëse paraprakisht kanë bërë test dhe kanë rezultat negativ për SARS-CoV-2 nga laboratoret e akredituar dhe jo më të vjetër se 48 orë.