COVID-19 “liron” 600 të dënuar/ Të moshuarit e të sëmurët kronikë dërgohen në shtëpi

Shpërndaje

600 të dënuar do të lenë përkohësisht burgun për të vazhduar vuajtjen e dënimit brenda mureve të shtëpisë. Vendimi i qeverisë vjen si masë mbrojtëse ndaj të gjithë atyre të dënuarve mbi moshën 60 vjeç, me sëmundje kronike dhe që janë më shumë të rrezikuar nga infektimi. Dy kategoritë përfituese janë:

Nga vazhdimi i shlyerjes së dënimit në karantinë  në shtëpi janë të përjashtuar të gjithë ata të burgosur që paraqesin rrezik të lartë për shoqërinë.

Për të shmangur rritjen e numrit të të infektuarëve edhe nëpër burgjet e vendit, janë ndaluar të gjitha takimet mes familjarëve dhe të dënuarve. Ato janë zëvendësuar me komunikime online.

Si masë paraprake në Qendrën Spitalore të Burgjeve është ngritur struktura e posaçme për të trajtuar të infektuarit e mundshëm.

Paralelisht është rritur edhe numri i personelit shëndetësor në ndihmë të të dënuarve që do të paraqesin simptomat e Covid-19.

Shpërndaje