COVID 19/ Informacioni më i fundit mbi situaten në Qarkun Shkoder…

Shpërndaje

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.09. 06.2020.

Situata epidemiologjike në territorin e Qarkut Shkoder, gjate 24 oreve të fundit nuk ka qene e qëndrueshme, sipas informacionit të NJVKSH, Shkodër, informohemi se me dt.9 Qershor, nga mostrat e marra dje, rezultuan 4 mostra pozitiv.

• Në total, në Bashkinë Shkodër, shkon ne 140 numëri i të infektuarve covid-19, ku 3 jane kontakte të kontakteve, ndersa 1 rast eshte i ri, pronar i një lokali.

• Sot u moren 49 tamponë dhe u dërguan në ISHP në Tr

• Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkinë Shkoder.

• Në NJVKSH, Malësi e Madhe, nuk kemi raste të prekur apo te dyshuar me covid-19 dhe nuk është marre asnje tampon ( ekzaminim per ekzaminim).Nuk ka asnjë rast të dyshuar nga mjeket e familjes.

Të gjithë personat e deklaruar të ardhur nga shtete me prani virusi janë nën kontroll intensiv dhe nuk paraqesin probleme.

Medikamentet mjekësore të rimborsueshme të ndara sipas Nj.Administrative: Koplik 2, Qëndër 17, Gruemirë 25, Shkrel 2, Kastrat 2, dhe Kelmend 5.

• NJVKSH, Puke, Fushe Arrëz nuk ka asnje rast covid-19.

• Gjatë paradites se sotme nga Zv. Ministri i Brendshem, Z. Besfort Lamallari, u organizua nje takim pune i KMC me disa drejtues të këtij Komisioni. Qëllimi i takimit ishte për të analizuar situaten epidemiologjike e ditëve të fundit, veçanërisht në Bashkinë Shkodër.

Në këtë takim u tërhoq vemendja ndaj drejtuesve të institucioneve për shtimin e masave në kuadrin e inspektimeve si dhe u deleguan detyra konkrete për intensifikimin e kontrolleve sidomos të bareve dhe restoranteve të cilët nuk respektojne rregullat e distancimit dhe të respektimit të udhëzimeve përkatese, për të cilët nga ana e inspektoriateve përkatëse në bashkepunim me strukturat e DVP, do të merren masat deri ne mbylljen e lokaleve dhe ndjekjen penale të personave që duhet të jene të izoluar dhe dalin jashtë nga shtëpitë e tyre.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar 67 raste nga urgjenca, janë 2 raste të dyshuar për Covid-19, të cilët po ndiqen sipas protokollit.

Nga Bashkitë me dt. 9 Qershor 2020 ka asistuar vetem bashkia Malësi e Madhe 70 familje me te rimbursueshme.

Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.

Shpërndaje