Informacion Përmbledhës
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 17. 05.2020.
Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut Shkoder edhe për 48 orët e fundit vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejt normalizimit të plotë.
• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar negativ të 14 mostrat e marra dje. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.
• Vijon dezinfektimi ne Bashkinë Shkodër dhe Plazhin Velipojë.
a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 ne dy bashkitë, Puke dhe F.Arrëz. Vijon trajnimi online per mjeke dhe infermier te cilet do te mbulojne me sherbim provimet e maturanteve, ndëkohe qe nga DAR janë marrë masat për përgatitjen e provimeve të maturantëve në shkollat e mesme të dy bashkive. Vijojne kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në subjektet e sherbimit tregtar. ku nuk u konstatuan probleme.
b. NJVKSH, Malësi e Madhe. Informohemi se nuk kemi asnjë rast covid-19.
Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptare që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, sot kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit 18 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk jane banore të zonave të kuqe, as të Malësisë se Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse për ndjekjen e vetëkarantinimit në shtëpitë e tyre. Aktualisht nuk ka asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe.
Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 54 vizita te urgjences, nuk ka raste te dyshuara për covid-19.
Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut qe është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.
Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z.Besfort Lamallari.