COVID 19/ Informacion i minutës së fundit mbi sitaten e Qarkut Shkoder…

Shpërndaje

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.02. 06.2020.

Situata epidemiologjike në territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit, ka ndryshuar.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, mostrat e marra me dt. 1 Qershor rezulton 1 rast pozitiv. Rast i ri i referuar nga 127.

• Në total, në Qarkun Shkodër, vijon në 121 numëri i të infektuarve Covid-19,.

• Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik nga NJVKSH, në bashkinë Shkodër. Sot janë dërguar 18 mostra në ISHP.

• Ndërsa nga NJVKSH, Pukë, Fushë Arrëz, informohemi se nga 13 tampona të marra dhe të ekzaminuara nga punonjësit e kopshteve, rezultuan të gjitha negativ.

• Vijon kontrolli dhe inspektimi nga NJVKSH në bashkëpunim me ISHSH për zbatimin e rregullave në kopshte dhe çerdhe në të 5 bashkitë.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 oret e fundit janë trajtuar në urgjencë rreth 64 pacientë. është 1 rast i dyshuar për covid – 19, i cili trajtohet sipas protokollit.

Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.2 Qershor 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet si më poshtë:

• Bashkia Shkodër, ka asistuar 5 familje nga Fondacioni Miqësia.

• Bashkia Vau-Dejës ka mbështetur 19 familje me pako ushqimore nga RMSH.

• Bashkia Pukë, 36 familje me pako ushqimore nga Ëorld Vision.

Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.

Shpërndaje