Informacion Përmbledhës
Mbi veprimtarinë dhe ndjekjen e situatës epidemiologjike nga KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.20. 06.2020.
NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot me dt. 20.06.2020 jane konfirmuar 6 raste pozitiv covid-19, raste prej tamponave të marrë me dt 19 Qershor. Nga këto 4 pacient janë shtruar në spital në Tr .
• Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau-Dejës, shkon në 222 numri i pacientëve të infektuar me covid – 19.
• Janë rreth 86 paciente të izoluar në banesë me simptoma te lehta.
• Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder sot u morën 17 tamponë u dërguan në ISHP në Tr.
• Nga NJVKSH, Pukë, informohemi se sot nuk ka raste të dyshuar apo tampona të dërguar në ISHP. Ndërkohe që nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 20 Qershor janë 16 raste pozitiv covid-19, momentalisht janë 14 persona pozitiv covid-19 prej të cilave 1 person në kujdesin shendetësor në spitalin covid-19 ne Tr, ndërsa 13 prej tyre janë në karantinim në kushte shtëpie me simptoma të lehta deri ne asimptomatik, ndërkohë sot nuk jane marrë tampona.
• Në bashkinë Fushë Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid – 19. Dje është dërguar për ekzaminim një rast i dyshuar i cili ka rezultuar negativ .
• Ndërkohe nga NJVKSH në Pukë dhe Fushë Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit të distancimit dhe zbatimin e rregullave të sigurisë.
Nga NJVKSH, Malësi e Madhe, informohemi se me dt. 20 Qershor 2020, vazhdon të ngelet 1 rast pozitiv i cili vazhdon karantinimin në kushte shtëpie. Gjendja e tij shendetësore është shumë e mirë.
Sot nuk është marrë asnjë tampon dhe nuk ka asnjë rast të dyshuar, ndërkohë në bashkëpunim me mjekun e familjes po monitorohet gjendja shendetësore e personit pozitiv i cili paraqitet i stabilizuar me shenja të lehta klinike. Vazhdon puna për Hetimin Epidemiologjik me qëllim zbulimin e rasteve të tjera të kontaktit.
Nga Spitali Rajonal, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 66 raste nga urgjenca, prej të cilave 7 raste te dyshuar per covid-19 i cili po ndiqen sipas protokollit.
Nga ISHSH në bashkëpunim me AKU me 19.06.2020, gjatë orëve të mbrëmjes, në Qytet Shkodër, në bashkëpunim me DVP u kryen monitorime në klubet e natës.
Gjatë monitorimeve u konstatua se nuk kishte organizime në pube, disko e ambjente të mbyllura por ushtronin aktivitet vetëm bar-kafe/restorantet në ambjentet e hapura. U inspektuan 2 subjekte të gjetura me shkeje:1 bar-hostel dhe 1 bar-piceri ku kamarierët shërbenin pa maska dhe doreza. Ndaj tyre u morën 2 masa administrative gjobë me vlerën 100.000 lekë secila.
• Ndersa me dt. 20.06.2020 në Qarkun Shkodër janë monitoruar 36 ofrues të shërbimeve: U monitoruan: 7 bar-kafe/restorante, 1 fast-food, 8 markete/artikuj të ndryshëm ushqimorë, 2 Pika prodhim dhe amballazhim uji, 1 pikë pagese, 1 agjensi udhëtimesh,1 kompani sigurimi, 2 dyqane rrobash, 2 dyqane këpucësh, 1 dyqan materiale ndërtimi, 6 qëndra shëndetësore/ambulanca dhe 1 parukeri. Subjektet e monitoruara zbatojnë protokollin sipas aktivitetit të tyr
Persa i perket asistences me ndihma ushqimore nga Bashkitë me dt. 20 Qershor 2020 nuk janë mbështetur dhe asistuar familje me ndihma ushqimore.