Informacion Përmbledhës
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.28. 05.2020.
Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit, vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejte normalizimit të plotë.
• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, mostrat e marra me dt. 27 Maj rezultojnë të gjitha negativ.
• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve covid-19, vijon në 120.
• Sot janë marrë 8 mostra janë dërguar për në ISHP.
• Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik.
• Vazhdon të ndiqet procesi mësimor nga NJVKSH në 37 shkollat e mesme në 5 bashkitë e Qarkut Shkoder, duke zbatuar rregullat e distancimit dhe kontrollit mjeksor.
a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 në dy bashkitë, Puke dhe Fushë Arrëz. Kane vijuar kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në 7 subjektet e sherbimit tregtar, ku nuk u konstatuan probleme.
b. NJVKSH, Malësi Madhe. Informohemi se nuk kemi asnjë rast covid-19.
Nuk ka raste të reja covid-19.
Në zbatim të Urdhërit të Përbashkët për shtetasit që jane futur ne terrritorin e RSH, po vetëkarantinohen në shtëpite e tyre, rreth 15 persona të cilet po monitorohen nga NJVKSH, nuk paraqesin probleme shendetësore.
Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar në urgjencë rreth 64 pacientë. Dyshohet për 1 rast covid – 19 të cilit ju moren mostrat dhe janë dërguar në ISHP.
Situata Rendit Publik. Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e subjekteve të cilet nuk janë lejuar të hapen në këtë fundjave sipas urdherit te KM. Aktualisht situata e rendit në të gjithë territorin e Qarkut është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.
Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.27 Maj 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet si më poshtë:
• B Shkodër janë mbështetur 10 familje me pako ushqimore nga Fondacioni MIQESIA.
• B.Malësi e Madhe, 177 familje me pako të rimbursueshme mjekesore.
Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.